Vllaznia e femrave hedh hapin e parë drejt finales

Publikuar me datë:

Vllaznia e femrave ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt finales së kampionatit, pasi ka triumfuar minimalisht me rezultatin 1-0 ndaj Gramshit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të fazës “Final 4”, të zhvilluar në Arbanë. Një fitore e vyer për skuadrën shkodrane, që konfirmon eksperiencën dhe forcën e saj në momentet vendimtare të sezonit. Pjesa e parë u karakterizua nga raste për të dyja ekipet, por pa konkretizim, duke bërë që skuadrat të shkojnë në pushim me rrjeta të paprekura. Në fraksionin e dytë, ndërhyrja e stafit teknik dhe trajnerit Nikolin Leka rezultoi vendimtare, pasi aktivizimi i Klaudia Boriçit solli ndryshimin në lojë. Ishte pikërisht ajo që në minutën e 60-të zhbllokoi sfidën, duke shënuar golin e vetëm të takimit në portën e mbrojtur nga Hyska. Pas golit, Vllaznia pati mundësi për të dyfishuar rezultatin, por pa sukses në finalizim, duke bërë që gjithçka të mbyllet me shifrat 1-0. Ky avantazh e vendos ekipin e drejtuar nga Nikolin Leka në një pozicion të favorshëm për ndeshjen e kthimit. Takimi i dytë gjysmëfinal do të luhet më 23 maj në Shkodër, ku kuqeblutë synojnë të vulosin kualifikimin. Sipas rregullores, në rast barazimi pas dy ndeshjeve, kalon në finale skuadra e renditur më mirë në kampionat. Finalja e madhe është planifikuar më 29 maj, ora 17:00, në “Shtëpinë e Futbollit”. Objektivi i Vllaznisë mbetet i qartë: fitimi i titullit të 13-të kampion, me vetëm dy hapa larg realizimit të këtij synimi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Shqipëria, me kostot më të larta të prodhimit bujqësor në rajon

Fermerët shqiptarë përballen me kosto më të larta prodhimi...

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Shtator 2026, zbuloni shenjat më me fat

Dashi Edhe pse java po shkon drejt fundit, kjo nuk...

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...