Shtyhet seanca paraprake ndaj Arben Ahmetajt, caktohet data e re e gjyqit

Publikuar me datë:

Është shtyrë seanca paraprake ndaj ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj dhe të pandehurve të tjerë, pasi nuk është realizuar njoftimi i disa prej të akuzuarve.

Sipas informacioneve nga procesi gjyqësor, gjykata vendosi shtyrjen e seancës për shkak të problemeve procedurale me komunikimin zyrtar të akuzave ndaj disa prej të përfshirëve në çështje.

Seanca e radhës është caktuar për datën 15 qershor, kur pritet që procesi të vijojë normalisht pasi të përfundojnë njoftimet ligjore për të gjithë të pandehurit.

Çështja ndaj Ahmetajt dhe bashkëpandehurve vijon të jetë në fazën paraprake të shqyrtimit gjyqësor.

SPAK e akuzon ish-zv.kryeministrin Ahmetaj, në arrati që prej verës 2023, për korrupsion pasiv në 9 raste, pastrim parash në 5 raste në bashkëpunim dhe fshehje apo mosdeklarim pasurie në 15 raste.

Mes pasurive te padeklaruara nga Ahmetaj, SPAK ka renditur edhe shumën prej 93 500 euro të shpenzuara në një kazino në Maltë në vitin 2019, shpenzim ky i padeklaruar në ILDKPI atë vit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zbulohet ekipi ideal, dominon Egnatia dhe Dinamo! Ja 11-shja më e fortë e Superiores

Me përfundimin e sezonit 2025/26, është publikuar nga “Sofascore”...