Rama/ Programi Kombëtar 2026–2028, mësuesit trajnohen për teknologjinë dhe inteligjencën artificiale në arsim

Publikuar me datë:

Në të gjithë vendin, vijon Programi Kombëtar i Zhvillimit Profesional për mësuesit për periudhën 2026–2028, një nismë që synon rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe përshtatjen e saj me zhvillimet bashkëkohore.

Çdo fundjavë auditorët e universiteteve në vend po shndërrohen në qendra aktive të shkëmbimit të dijeve dhe inovacionit, ku mësuesit ndjekin me përkushtim sesionet trajnuese.

Kryeminstri Edi Rama, në një postim në rrjetet sociale deklaroi se “Programi Kombëtar i Zhvillimit Profesional të Mësuesve 2026–2028, i cili po realizohet në partneritet me 9 universitete në të gjithë vendin, po trajnon mësuesit për metodologjinë mbi kurrikulat e reja mësimore dhe përshtatjen me teknologjinë e informacionit dhe inteligjencën artificiale në mësimdhënie”.

“Ky bashkëpunim ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë dhe institucioneve arsimore mbetet një element kyç për forcimin e cilësisë së mësimdhënies dhe mbështetjen e mësuesve në rrugëtimin e tyre profesional”, tha Rama.

Ky program synon të pajisë mësuesit me metoda të reja pedagogjike, duke nxitur përdorimin e teknologjisë në procesin mësimor dhe duke rritur ndërveprimin me nxënësit.

Trajnimet përfshijnë module të avancuara që lidhen me inovacionin në arsim, zhvillimin e aftësive digjitale dhe përmirësimin e praktikave të mësimdhënies, duke kontribuar në një sistem arsimor më cilësor dhe më të përshtatur me kërkesat e kohës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Japoni/ 300 mijë persona evakuohen, dhjetëra rezultojnë të zhdukur nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 7.1 goditi të martën, 28...

Greqi/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar, akuzohet për tentativë vrasjeje

Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia...

Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident fatal është shënuar në një rrugë rurale...