‘40% e popullsisë, në kushtet e varfërisë’, Teliti: Dëshmia më flagrante e kolapsit ekonomik

Publikuar me datë:

Të jetosh në Shqipëri po kthehet gjithnjë e më shumë në një “mision të pamundur” për një pjesë të madhe të qytetarëve.

Pagat e ulëta në rajon dhe çmime që rivalizojnë ato evropiane, kanë krijuar një realitet të zymtë ekonomik, ku varfëria nuk është më një statistikë, por një përvojë e prekshme e përditshme.

Koordinatori i programit ekonomik në PD, Dorian Teliti thote se varfëria në Shqipëri shikohet dhe preket çdo ditë.

Sipas tij, ajo nuk gjendet vetëm në raportet e INSTAT apo të institucioneve ndërkombëtare, por në peshën gjithnjë e më të lehtë të qeses së pazarit të çdo familjeje, kjo për shkak se konsumi po tkurret në mënyrë dramatike.

Paradoksi më i madh, thekson Teliti, qëndron në faktin se as puna nuk po i shpëton dot shqiptarët nga varfëria, ku rreth 40% e popullsisë, ose 4 në 10 qytetarë, edhe pse punojnë dhe derdhin djersë, mbeten në kushtet e varfërisë.

“Në vitin 2014, qeveria shqiptare që është ende në fuqi, vendosi që mos të importohen në Shqipëri vetëm ilaçe që vijnë nga vende të sigurta, po nga çdo vend i botës, duke tjetërsuar tashmë edhe atë, financat që duhet të harxhojë një i sëmurë për sa i përket ilaçeve, duke e shtatëfishuar atë në raste nga më të ndryshmet. Pra të jetosh në Shqipëri po bëhet gjithnjë e më shumë mision i pamundur. Mision i pamundur i cili po ushqehet dhe po mbështetet fuqimisht nga të gjithë politikat qeveritare fatkeqësisht të ndjekura gjatë këtyre viteve.

Shiko, varfëria shikohet, preket. Është diçka të cilën neve e shohim, jo thjesht nga statistikat zyrtare që nxjerrin institucionet siç është INSTAT-i, Banka e Shqipërisë e kështu me radhë, apo raporte të institucioneve ndërkombëtare.

Varfëria është diçka e cila preket qysh kur del, dikush shkon në market, shkon në dyqan dhe shikon konsumin që bëjnë njerëzit. Gjithnjë e më pak zvogëlohet ajo pesha e qeses së pazarit të qytetarit shqiptar. Dhe kjo shikohet në Tiranë. Imagjino se çfarë ndodh pastaj në zona që nuk, që janë jashtë Tiranës apo në qytete të tjera të cilat po shkretohen gjithnjë e më shumë dita-ditës.

Por shqiptarët që kanë ikur jashtë gjatë gjithë këtyre viteve dhe që kanë shkretuar vendin, sidomos kanë qenë ata shqiptarë të cilët ka qenë edhe fuqia punëtore e Republikës së Shqipërisë, nuk janë larguar sepse këtu ishte mrekulli dhe të jetoje bukur. Janë larguar, kanë lënë shtëpitë e tyre, me pronësi, për të shkuar jashtë për të banuar në banesë me qira.

Kanë lënë punën që mund të kishin këtu për të bërë atje punët më të rëndomta. Kanë lënë profesionet që kishin këtu dhe mund të ishin dhe persona të nderuar dhe të respektuar në komunitetet e tyre, për të pastruar restorante dhe lokale të botës. Pra hoqën dorë pikërisht sepse këtu mungojnë gjërat bazike. Ti këtu punon, del djersë, një zdrukthëtar, punon dhe përsëri i varfër je.

Në fund të ditës, çfarë kuptimi ka puna? Puna ka pikërisht kuptimin të të nxjerrë ty nga gjendja e varfërisë. Ndërkohë që në Shqipëri 40% e shqiptarëve, apo ta them ndryshe, në çdo 10 shqiptarë, katër prej tyre, ndonëse punojnë, vijojnë të jenë në kushtet e varfërisë.

Nuk është varfëri ekstreme që mund t’i mungojë buka në tavolinë, por përveç bukës, përveç, përveç bukës dhe një kokrra vezë, edhe pak vaj, vaj luledielli, asgjë më tepër nuk kanë në tavolinë. Jemi vendi më i varfër në Europë, sipas të dhënave të institucioneve ndërkombëtare dhe Eurostatit. Jemi vend me pensionet më të ulëta në Europë. Jemi vend me pagat më të ulëta në Europë. Ndërkohë jemi vendi me çmimet më të larta se mesatarja Europiane. – tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related