𝐄𝐧𝐞𝐚 𝐊𝐚𝐫𝐚𝐤𝐚𝐜̧𝐢: 𝐙𝐞̈𝐫𝐢 𝐢 𝐦𝐞̈𝐬𝐮𝐞𝐬𝐯𝐞 𝐤𝐲𝐜̧ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐩𝐞̈𝐫𝐦𝐢𝐫𝐞̈𝐬𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐚𝐫𝐬𝐢𝐦𝐢𝐭
Enea Karakaçi zhvilloi një takim me një grup mësuesish të qytetit të Shkodrës, ku në fokus të diskutimeve ishin sfidat dhe nevojat e sistemit arsimor në shkollat e qytetit.
Gjatë bashkëbisedimit u trajtuan çështje që lidhen me përmirësimin e infrastrukturës shkollore, krijimin e kushteve më të mira për nxënësit dhe mësuesit, si dhe nxitjen e praktikave të qëndrueshme në arsim.
Karakaçi vlerësoi rolin e mësuesve në rritjen e cilësisë së arsimit, duke theksuar se bashkëpunimi me ta është thelbësor për modernizimin e sistemit arsimor dhe adresimin e problematikave reale në shkolla.
“Një takim miqësor me një grup mësuesish të qytetit të #Shkodër, ku diskutuam sfidat dhe nevojat e sistemit arsimor në shkollat e qytetit.
Shkëmbyem ide konkrete për përmirësimin e infrastrukturës shkollore dhe nxitjen e praktikave të qëndrueshme në arsim, me fokus te krijimi i kushteve më të mira për nxënësit dhe mësuesit.
Zëri i mësuesve mbetet thelbësor për rritjen e cilësisë së arsimit dhe modernizimin e shkollave.
Vetëm përmes bashkëpunimit dhe dëgjimit të atyre që janë çdo ditë në auditor, mund të ndërtojmë një sistem arsimor më të fortë dhe më bashkëkohor.”

