Krizë për qershinë, fermerët e Mallakastrës: Kostot po shkatërrojnë prodhimin

Publikuar me datë:

Ky sezon nuk ka ardhur i mbarë për fermerët e Drenovës , një ndër zonat më të njohura për kultivimin e qershisë në Mallakastër.

Ata njëzëri, ngrenë shqetësimin e rënies së ndjeshme të prodhimit dhe tharjes së pemëve , teksa theksojnë se ndodhen në këtë situatë për të tretin vit radhazi.

Sipas tyre prodhimi është shumë i dobët për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike dhe ndryshimet klimatike , të cilat kanë ndikuar drejtpërdrejtë në dëmtimin e kulturës duke bërë që nga një burim kryesor të ardhurash për banorët, qershia të kthehet në një kulturë gjithnjë e më pak fitimprurëse.

Banorët pohojnë gjithashtu se përveç klimës së paqëndrueshme, me ngrica në kohën e lulëzimit të pasuara nga temperatura të larta, edhe kostot e papërballueshme të mirëmbajtjes kanë rënduar edhe më shumë situatën.

Ata theksojnë se prodhimi ka rënë ndjeshëm krahasuar me vitet e mëparshme, duke ndikuar drejtpërdrejt në ekonominë familjare, pasi për shumë prej tyre qershia është i vetmi burim të ardhurash.

Përballë kësaj situate, një pjesë e madhe e banorëve kanë nisur të heqin dorë nga kultivimi i qershisë , duke i prerë pemët për ti zëvendësuar me kultura më rezistente si ulliri.

Përballë kësaj situate ata kanë pohuar se nëse prodhimi do të vijojë me këto ritme, Drenova rrezikon të humbasë traditën e saj të njohur në kultivimin e qershisë. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Indonezi/ Fundoset anija, 130 persona të zhdukur dhe 6 viktima

Operacionet e kërkimit vijojnë ende në Indonezi, pasi një...

Kroaci/ Zjarr me përmasa të mëdha, evakuohen 230 persona nga ishulli Braç

Rreth 230 persona janë shpërngulur nga ishulli Braç në Kroaci, pasi një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një zonë të madhe të mbuluar me vegjetacion, duke u afruar rrezikshëm pranë zonave të banuara. Gjatë natës, më shumë se 220 zjarrfikës, të pajisur me 69 automjete, kanë punuar pa ndërprerje për të frenuar përhapjen e flakëve. […]

Bardh Spahia: Ministrja nuk mohoi thelbin e denoncimit, por u fsheh pas “mburojës” së grave

Nga Bardh Spahia Një reagim ndaj Ministres së Shëndetësisë...

Egla Ceno: “Takimi u kthye në monolog, Rama kërkoi të dilja jashtë nga përplasja për Territorialen”

Aktorja Egla Ceno ka zbuluar momentet e tensionit gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale. Sipas saj, një delegacion prej përfaqësuesish të Poliçanit ishte nisur për të përcjellë shqetësimet dhe mendimet e banorëve të qytetit. Ceno shpjegoi se mbledhja u hap nga ministri Demo, i cili i dha […]