Surprizë! Orgesa konfirmon dasmën me Klajdi Harunin

Publikuar me datë:

Mbrëmjen e djeshme, e ftuar në panelin e emisionit “Goca dhe Gra”, Orgesa, partnerja e këngëtarit Klajdi Haruni, ka ndarë një lajm të veçantë për jetën e tyre private, duke konfirmuar publikisht se shumë shpejt do të veshë fustanin e bardhë.

Ajo ka bërë të ditur se çifti ka vendosur të kurorëzojë dashurinë e tyre në martesë, në një ceremoni që pritet të mbahet në kryeqytet, Tiranë, gjatë muajit qershor të këtij viti.

“Po, do të ketë dasmë,” është shprehur Orgesa gjatë intervistës, duke zbuluar kështu një nga momentet më të rëndësishme të jetës së çiftit, që prej vitesh ka qenë në vëmendjen e publikut.

Do bëjmë dasmë sepse martesën e kemi bërë, mendojmë në Tiranë-është shprehur ajo ndër të tjera.

Do bëjmë dasmë sepse martesën e kemi bërë, mendojmë në Tiranë-është shprehur ajo ndër të tjera.

Ky hap vjen në një periudhë të rëndësishme për marrëdhënien e tyre, e cila tashmë është e konsoliduar edhe si familje.

Çifti janë gjithashtu prindër të një vajze dyvjeçare, të cilën e kanë quajtur Hea. Prania e vogëlushes pritet ta bëjë edhe më emocionuese ceremoninë, që sipas planeve do të mbledhë familjarë, miq dhe kolegë të çiftit në një festë të madhe dashurie në zemër të Tiranës.

Dasma e shumëpritur pritet të jetë një nga ngjarjet më të komentuara të sezonit në showbiz-in shqiptar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...