EMRAT/ Kush janë drejtuesit e Policisë së Sarandës që u arrestuan nga operacioni “AMP”

Publikuar me datë:

Shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë, Gëzim Bashllari, është arrestuar këtë të premte në kuadër të operacionit të zhvilluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore. Bashkë me të janë vënë në pranga edhe dy specialistë policie, dhe oficeri me inicialet A. I..

Burime paraprake bëjnë me dije se priten edhe arrestime të tjera.

Operacioni është shtrirë në Sarandë, Ksamil dhe zonat përreth, pas dyshimeve për përfshirjen ose tolerimin e ndërtimeve pa leje në vijën bregdetare, një nga zonat më të frekuentuara turistike të jugut të vendit.

Sipas burimeve hetimore, AMP po verifikon rastet e fundit të ndërtimeve të paligjshme dhe rolin që mund të kenë pasur efektivë të policisë lokale në mosveprimin ndaj tyre.

Një ditë më parë, Policia e Sarandës arrestoi 8 persona që dyshohet se po kryenin ndërtime pa leje pranë bregdetit. Po ashtu, në kërkim është shpallur edhe pronarja e truallit ku po zhvilloheshin punimet.

Mes emrave të përfshirë në hetim është edhe Blerim Tafciu, shef i krimeve, i cili rezulton i shpallur në kërkim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Indonezi/ Fundoset anija, 130 persona të zhdukur dhe 6 viktima

Operacionet e kërkimit vijojnë ende në Indonezi, pasi një...

Kroaci/ Zjarr me përmasa të mëdha, evakuohen 230 persona nga ishulli Braç

Rreth 230 persona janë shpërngulur nga ishulli Braç në Kroaci, pasi një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një zonë të madhe të mbuluar me vegjetacion, duke u afruar rrezikshëm pranë zonave të banuara. Gjatë natës, më shumë se 220 zjarrfikës, të pajisur me 69 automjete, kanë punuar pa ndërprerje për të frenuar përhapjen e flakëve. […]

Bardh Spahia: Ministrja nuk mohoi thelbin e denoncimit, por u fsheh pas “mburojës” së grave

Nga Bardh Spahia Një reagim ndaj Ministres së Shëndetësisë...

Egla Ceno: “Takimi u kthye në monolog, Rama kërkoi të dilja jashtë nga përplasja për Territorialen”

Aktorja Egla Ceno ka zbuluar momentet e tensionit gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale. Sipas saj, një delegacion prej përfaqësuesish të Poliçanit ishte nisur për të përcjellë shqetësimet dhe mendimet e banorëve të qytetit. Ceno shpjegoi se mbledhja u hap nga ministri Demo, i cili i dha […]