“Kemi treguar forcën e shtetit tonë/ Netanyahu: Izraeli kontrollon 60% të Rripit të Gazës

Publikuar me datë:

“Forcat izraelite kontrollojnë 60 përqind të Rripit të Gazës”, kështu ka deklaruar kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.

Gjithashtu ai ka theksuar se Izraeli nuk do të ndalet deri në arritjen e qëllimeve të tij.

“Gjatë dy viteve të fundit, ne i kemi treguar të gjithë botës forcën e natyrshme të popullit tonë, shtetit tonë, ushtrisë sonë, trashëgimisë sonë”, tha Netanyahu në Ditën e Jerusalemit, në deklaratat e lëshuara nga zyra e tij. Ne i kemi sjellë në shtëpi të gjithë pengjet tona, deri në të fundit. (…) Ne nuk kemi hequr dorë nga asnjë territor. Disa na thanë të largoheshim, ne nuk u larguam dhe sot kontrollojmë 60 përqind të territorit. Nesër, do ta shohim”, theksoi kryeministri izraelit.

Këto deklarata vijnë ndërsa dhuna mbetet një dukuri e përditshme në Rripin e Gazës, me sulmet izraelite që vazhdojnë të pandërprera, ndërsa Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për shkelje të armëpushimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Protesta në Prishtinë për vrasjen e Arlinda Zekajt, qytetarët kërkojnë drejtësi: Nuk do të heshtim!

Në qendër të Prishtinës, qytetarët janë grumbulluar sërish duke kërkuar drejtësi për Arlinda Zekajn, e cila u vra një javë më parë nga ish-kunati i saj në banesën e saj në Vitomiricë të Pejës. Ngjarja ka ndodhur pavarësisht se Zekaj kishte drejtuar disa herë thirrje institucioneve për mbrojtje. Protesta është fokusuar në kërkim të përgjegjësisë […]