Shi e breshër në fundjavë, moti bën kthesën e papritur, çfarë paralajmërojnë sinoptikanët

Publikuar me datë:

Fundjava pritet me mot të paqëndrueshëm në vendin tonë.

Sinoptikania e Shërbimit Meteorologjik, Eneida Doçi paralajmëroi fundjavë me reshje shiu dhe breshër veçanërish në zonat malore.

Sipas saj, temperaturat pritet të jenë 7-23 gradë celcius.

“Të shtunën moti parashikohet i paqëndrueshëm me vranësira në të gjithë territorin për pjesën më të madhe të ditës, Shiu pritet që në orët e para të ditës.

Reshjet do të vijojnë për të gjithë ditën, me intensitet të ulët, por me ndërprerje. Pritet edhe breshër, veçanërisht në zonat kodrinore dhe malore. Reshjet pritet të mbarojnë gjatë pasdites dhe në mbrëmje pritet që intensiteti të bjerë.

Të dielën parashikohet mot me kthjellime, por edhe reshje të izoluara shiu. Temperaturat pritet të bien pak të shtunën, që nuk do të kalojnë 23 gradë Celsius në zonat e ulëta. Të dielën priten temperatura 7-23 gradë Celsius.

Edhe të hënën pritet mot i paqëndrueshëm. Era do të fryjë me shpejtësi mesatare 8 metër për sekondë. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon pritet të jetë 3-4 ballë”, u shpreh sinoptikania Doçi në një lidhje për TCH.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Japoni/ 300 mijë persona evakuohen, dhjetëra rezultojnë të zhdukur nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 7.1 goditi të martën, 28...

Greqi/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar, akuzohet për tentativë vrasjeje

Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia...

Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident fatal është shënuar në një rrugë rurale...