“Final 4”, presidenti i FSHF- së Armand Duka takim me arbitrat e përzgjedhur për ndeshjet vendimtare…

Publikuar me datë:

Në prag të nisjes së fazës “Final Four” në “Abissnet Superiore”, në “Shtëpinë e Futbollit” u zhvillua një takim me grupin e arbitrave, arbitrave asistentë dhe arbitrat VAR të përzgjedhur për ndeshjet vendimtare të sezonit.

Në këtë takim ishte i pranishëm edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili vlerësoi rëndësinë e kësaj faze finale dhe rolin e arbitrimit në garantimin e standardeve më të larta sportive.

Sektori i Arbitrimit ka përzgjedhur një grup arbitrash dhe asistentësh me eksperiencë për të drejtuar ndeshjet e “Final Four”, ndërsa gjatë takimit u diskutua mbi rëndësinë dhe përgjegjësinë që mbart kjo fazë e kampionatit, duke pasur parasysh formatin dhe nivelin e lartë konkurrues të saj.

Fokusi i mbledhjes ishte edhe në aspektin teknik të vendimmarrjes në fushë. Gjatë analizës u diskutuan disa raste dhe situata të ndryshme të arbitrimit, të cilat kanë qenë objekt komentesh dhe diskutimesh jo vetëm në “Abissnet Superiore”, por edhe në kampionate të ndryshme ndërkombëtare.

Nëpërmjet këtyre takimeve teknike dhe përgatitore, FSHF synon të garantojë standarde sa më të larta organizimi dhe arbitrimi për ndeshjet e “Final Four”, që pritet të sjellin emocione dhe rivalitet të fortë në stadiumin “Air Albania”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Japoni/ 300 mijë persona evakuohen, dhjetëra rezultojnë të zhdukur nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 7.1 goditi të martën, 28...

Greqi/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar, akuzohet për tentativë vrasjeje

Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia...

Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident fatal është shënuar në një rrugë rurale...