Kërkoi interpelancë me Sallën, por i doli Demo, Braçe: Paaftësi epike

Publikuar me datë:

Deputeti socialist Erion Braçe kishte kërkuar sërish interpelancë me ministrin e Bujqësisë, pasi kishte parashtruar disa nga shqetësimet e tij në lidhje me kafshët e rrugës dhe groposjen dhe djegien e tyre pas ngordhjes.

Braçe tha nga foltorja se është mungesë respekti ndaj Kuvendit që ministri i Bujqësisë me të cilin kishte kërkuar interpelancë, nuk ndodhej në sallë dhe se këtë ‘përballje’ ia kishte deleguar ministrit për pushtetin Vendor, Ervin Demo.

“Është edhe mungesë respekti që nuk fsheh paaftësinë epike për të lexuar jo thjeshtë për të mos bërë punën”, tha Braçe për ministrin Andis Salla, teksa tha se do të vijojë interpelancën me ministrin Demo, pasi dëshiron që të bëjë punën e tij.

“Kjo nuk më bën të harroj se përgjegjëse e drejtpërdrejtë është ministria e Bujqësisë, agjencia kombëtare e veterinarisë dhe mbrojtjes së bimëve, ministri i Bujqësisë, mungesa e të cilit është mungesë e thellë respekti ndaj Kuvendit, mungesë respekti që nuk fsheh paaftësinë epike për të lexuar jo thjeshtë për të mos bërë punën.

Në këto kushte unë do ta bëj interpelancën se dua të bëj punën time, por jo pa thënë sa më poshtë:

E para, nuk mund të përcaktojë një kryetar grupi se më kë unë duhet të bëj interpelancë, e dyta nuk mund të përcaktojë një ministër nëse do e bëjë ai apo një ministër tjetër interpelancën time me të, së treti nuk mund të përcaktojë zyra e përgatitjes plenare se me kë do ta bëj unë interpelancën. Të gjithë këta duhet të lexojnë se krijesë e kujt është filani apo fisteku.

Meqë këta se kanë bërë, po e lexoj unë ligjin për të thyer rregullin e përtacisë mendore që ndodh këto kohë. Për këtë arsye kisha thirrur në këtë interpelancë ministrin e bujqësisë…”, tha Braçe.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...