Ndërtim i paligjshëm në plazh, arrestohen 8 persona në Sarandë, në kërkim një tjetër

Publikuar me datë:

Policia e Sarandës ka arrestuar 8 persona dhe ka shpallur në kërkim 1 tjetër, pasi akuzohen për ndërtim të paligjshëm në plazh.

Autoritetet konstatuan se në një objekt (i përbërë nga disa struktura, një pjesë e tyre, në ujë) në një hapësirë plazhi, në lagjen nr. 1, kryheshin punime ndërtimi, të paligjshme.

Gjatë ndërhyrjes, shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë shtetasit: K. R., 25 vjeç, E. S., 41 vjeç dhe O. C., 32 vjeç, të tre banues në Sarandë; B. R., 48 vjeç, banues në Delvinë; E. R., 41 vjeç, banues në Lushnjë; O. B., 47 vjeç, banues në Tiranë; E. K., 42 vjeç, banues në Lezhë; Y. D., 33 vjeç, banues në Mat.

Gjithashtu, u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasja që posedon hapësirën e plazhit, A. B.., për llogari të së cilës dyshohet se kryheshin punimet. Punohet për kapjen e kësaj shtetaseje.

Shërbimet e Policisë, pas kryerjes së veprimeve procedurale, kanë njoftuar shërbimet e IKMT-së, IMT-së dhe Policisë Bashkiake, të cilat aktualisht po vijojnë me prishjen e ndërtimeve.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Paraburgim për 5 të arrestuarit për rastin “Reçaku II”, dyshohen për krime lufte!

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar masën e...

Tabaku: Integrimi europian kërkon shtet ligjor dhe institucione të forta!

Deputetja e Partia Demokratike, Jorida Tabaku, ka zhvilluar një...

U vra me breshëri plumbash në Mirditë, del fotoja e Valter Lleshit

Personi në foto është 45-vjeçari Valter Lleshi, i cili...