Berisha: Nuk guxoni të lexoni raportin për integrimin se e keni mbushur me mashtrime. Skandal!

Publikuar me datë:

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar mazhorancën socialiste se nuk po lexojnë raportin për integrimin pasi ishte i mbushur me mashtrime.

Gjatë fjalës së tij në senacën e sotme plenare në Kuvend, Berisha e quajti këtë një skandal dhe se ‘raporti duhet të lexohet këtu, dhe mbi bazën e raportit të lexuar, të bëhen diskutimet dhe pastaj të votohet rezoluta’.

Berisha: Keni paraqitur sot në këtë parlament raportin mbi integrimin në BE, i cili nga alfa tek omega, nga fjala e parë tek fjala e fundit është mashtrim dhe vetëm mashtrim.

Ky është një akt jashtëzakonisht i rëndë në një moment shumë të rëndësishëm për shqiptarët, për Shqipërinë.

Ju paraqisni një raport para parlamentit që nuk guxoni ta lexoni dhe vendosni në mënyrë antikushtetuese që raporti të mos lexohet, që qytetarët të mos njihen me mashtrimet tuaja.

Nuk ka akt më jo serioz.

Prandaj kërkoj të tërhiqet menjëherë raporti.

Raporti është fund e krye mashtrime dhe burokraci.

Keni renditur vendime qeverie, etj me radhë.

Kurse për sa i përket performancës, të gjitha janë trillime.

Të gjitha nxijnë nga një figurë, nga Edi Rama dhe Lubia.

Çoje ku të duash ti atë, që të kap edhe ty si skllav, por ajo mbetet kryehajdute e shqiptarëve pas Edi Ramës.

Raporti nuk miratohet.

Raporti duhet të lexohet këtu, dhe mbi bazën e raportit të lexuar, të bëhen diskutimet dhe pastaj të votohet rezoluta.

Ju krijoni agjendën sipas qejfit tuaj.

Si ka mundësi të diskutojmë për një raport që nuk e dinë qytetarët se çfarë është?

Pse ua fshihni qytetarëve raportin?

Sepse e keni mbushur me mashtrime.

Të dashur qytetarë, e kanë mbushur fund e krye me mashtrime.

Nuk guxojnë t’i dalin zot raportit.

Nuk arrini gjer këtu, keni detyrim ndaj qytetarëve..

Të dalë këtu, të lexohet raporti.

Po tani, si të përfundoj unë, kur ju kërkoni të diskutoni për një raport që nuk e dinë qytetarët se çfarë është?

A e mendoni ju se çfarë kryeni këtu?

Si mund të pranosh ti një gjë të tillë z. kryetar, të flasësh për integrimin një raport të tërë dhe qytetarët nuk e dinë çfarë është thënë?

Çfarë jeni ju?

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Karamuço: Alket Rizain e dinin në burg por e ndaluan në post-bllok

Eksperti i sigurisë Ervin Karamuço ka komentuar rastet e...

OKB: Sulmet në Gaza po marrin jetë civilësh

Zyra për Koordinimin e Çështjeve Humanitare të OKB-së (OCHA)...

Ukraine/ Akuzat për ryshfet dhe qendrat mashtruese, Zelensky shkarkon Prokurorin e Përgjithshëm

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka larguar nga posti Prokurorin e Përgjithshëm të vendit, Ruslan Kravchenko, pasi zyra e këtij të fundit është akuzuar për mbështetjen e skemave mashtruese të qendrave të thirrjeve, në këmbim të ryshfeteve. Zelensky, në një postim në Telegram, theksoi: “Prokurori i Përgjithshëm ka vetëm një rrugëdalje: shkarkimin”, duke bërë apel […]

“Karakterin do ta ndërtosh çdo ditë”, drejtori i Policisë Bashkiake Shkodër me mesazh për të birin në ditën e parë të shkollës

Dita e parë e shkollës ka qenë e veçantë për drejtorin e Policisë Bashkiake Shkodër, Rustemi, i cili ka zgjedhur ta shoqërojë nisjen e klasës së parë të të birit me një mesazh të ndjerë. Në një postim në rrjetet sociale, Rustemi i drejtohet djalit të tij me këshilla për rrugëtimin që sapo ka nisur, […]