Velipoja me qasje të re menaxhimi/ Sezoni veror me çmime të kufizuara, shtohen hapësirat publike…

Publikuar me datë:

Krahas 30% të hapësirës së plazhit të Velipojës e cila do të jetë pa pagesë për pushuesit, katër plazhe në Velipojë do të menaxhohen këtë sezon nga Bashkia Shkodër, me synimin për t’u ofruar pushuesve më shumë hapësira publike dhe çmime të përballueshme. Drejtori i Zhvillimit të Qëndrueshëm Ekonomik në Bashkinë Shkodër, Bekim Mema, bëri të ditur se tarifat në këto hapësira nuk do të kalojnë vlerën e 500 lekëve të reja.

“Për këtë sezon Bashkia e Shkodrës do të ketë katër plazhe të menaxhuara me pagesë, të cilat janë të shtrira në Velipojë dhe një në zonën e Rrjollit. Është pak a shumë menduar dhe përcaktuar një çmim që nuk do ta kalojë masën 500 lekë të reja përsa i përket plazheve publike me pagesë”, deklaroi Mema.

Ndërkohë, Përmes Këshillit Bashkiak pushteti vendor ka vendosur edhe një limit për çmimet e operatorëve privatë në Velipojë. Sipas propozimit, tarifa për çadrat dhe shezlonget në plazhet private nuk duhet të kalojë shifrën e 900 lekëve të reja.

“Gjithsecili biznes, konkretisht hoteleri, mundet të marrë aq çadra saç ka dhoma akomodimi. Çmimi tavan i propozuar në dëgjesë publike që do të integrohet pastaj edhe në kontratat e operatorëve privatë është në vlerën 900 lekë të reja”, shtoi Mema.

Procesi i lidhjes së kontratave me bizneset vijon ende, ndërsa strukturat hoteliere do të kenë të përcaktuar numrin e shezlongeve që mund të përdorin në bazë të kapacitetit dhe numrit të dhomave që disponojnë. Aktualisht ka nisur edhe vendosja e shezlongeve nga operatorët që kanë patur kontrata disa vjeçare ndërsa për operatorët e rinj pritet që ky proces të nisë në fillim të muajit qershor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Paraburgim për 5 të arrestuarit për rastin “Reçaku II”, dyshohen për krime lufte!

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar masën e...

Tabaku: Integrimi europian kërkon shtet ligjor dhe institucione të forta!

Deputetja e Partia Demokratike, Jorida Tabaku, ka zhvilluar një...

U vra me breshëri plumbash në Mirditë, del fotoja e Valter Lleshit

Personi në foto është 45-vjeçari Valter Lleshi, i cili...