Kalaja e Rozafës i bashkohet aktiviteteve evropiane në edicionin e pestë të “Night of Fortresses, Goes Green”

Publikuar me datë:

Pak ditë më parë në Shkodër nisi edicioni i pestë i “Night of Fortresses, Goes Green”.

Aktiviteti filloi me punëtorinë “Riciklo, ruaj mjedisin, ruaj vlerat”

Ishin studentët e Universitetit Luigj Gurakuqi, Dega e Arteve, të cilët ideuan dhe krijuan një instalacion me logon zyrtare të “Nights of Fortresses, Goes Green” e gjitha me mbetjet plastike nga vend depozitimet e tyre, në oborret e Kalasë Rozafa. Instalacion që ngjalli kureshtjen dhe vlerësimin e shumë vizitorëve në Kala.

Me këto aktivitete, edhe Kalaja e Rozafës i bashkohet nismës evropiane në kuadër të së cilës fortesat, kështjellat, muzetë dhe site të tjera historike në mbarë Evropën do të hapin dyert për vizitorët përmes programeve kulturore dhe edukative, të cilat lidhin trashëgiminë kulturore me praktikat e qëndrueshme dhe përgjegjësinë mjedisore.

Këtë vit përveç Kalasë së Rozafës, aktiviteteve u bashkohen edhe disa kështjella në Kroaci, Bosnjë Herzegovinë dhe Mal të Zi.

Në Rozafat u zhvilluan:

-Punëtori me studentët e Universitetit Luigj Gurakuqi, Dega e Arteve.

-Ekspozitë pikture me tematikë rreth mjedisit dhe peizazhit me autoret Kaltrina Hoti nga Plava (Mal i zi) dhe Teuta Lagja.

Qëllimi ishte rritja e ndërgjegjësimit për turizmin e qëndrueshëm dhe praktikat mjedisore, inkurajimi i përdorimit të përgjegjshëm të burimeve dhe pjesëmarrja aktive në mbrojtjen e mjedisit. Gjithashtu, edhe promovimi i trashëgimisë kulturore si një element kyç të zhvillimit të qëndrueshëm, me përfshirjen e komuniteteve lokale dhe promovimin e gjithëpërfshirjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...