AMP çon në prokurori dy policë në Tiranë, dyshohen për shpërdorim detyre

Publikuar me datë:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka referuar në Prokurorinë e Tiranës materialet procedurale ndaj dy punonjësve të Policisë së Shtetit, të dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Në këtë procedim penal janë përfshirë dy punonjës policie: K. M., me detyrë Ndihmës Specialist për Hetimin e Krimit pranë Komisariatit të Policisë nr. 4 si dhe S. K., me detyrë Specialist për Hetimin e Krimit pranë Komisariatit të Policisë nr. 4.

Hetimet kanë nisur pas një publikimi në mediat elektronike, ku është raportuar se në një objekt shumëkatësh në ndërtim në rrugën “Llukë Kacaj”, Njësia Administrative nr. 4, dyshohej se ishin ndërtuar dy kate banimi mbi lejen e miratuar nga Bashkia Tiranë.

Sipas AMP, nga verifikimet e kryera nga strukturat e Policisë së Shtetit ka rezultuar se objekti është ndërtuar në tejkalim të lejes së ndërtimit, mbi pragun ligjor prej 10% të parashikuar për masën e konfiskimit për interes publik, referuar Aktit Normativ nr. 8, datë 01.10.2025.

Në vijim, AMP Rajoni Tiranë ka administruar dokumentacionin shkresor dhe ka marrë deklarimet e strukturave përkatëse policore, ndërsa në përfundim të veprimeve paraprake hetimore ka vendosur referimin e çështjes në organin e prokurorisë.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Japoni/ 300 mijë persona evakuohen, dhjetëra rezultojnë të zhdukur nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 7.1 goditi të martën, 28...

Greqi/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar, akuzohet për tentativë vrasjeje

Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia...

Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident fatal është shënuar në një rrugë rurale...