Një mesazh ndërgjegjësimi për mbrojtjen e mjedisit ka ardhur nga nxënësit e Shkolla 9-vjeçare “Pashko Vasa” në Shkodër, të cilët janë angazhuar në një aktivitet sensibilizues për pastrimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike.
Së bashku me mësuesit, nxënësit kanë ndërmarrë një aksion pastrimi jo vetëm brenda ambienteve të shkollës, por edhe në trotuaret dhe zonat përreth saj, duke kontribuar në përmirësimin e mjedisit dhe përcjelljen e një kulture qytetarie.
Përmes pastrimit të territorit, lyerjes së pemëve dhe aktiviteteve në shërbim të komunitetit, fëmijët dhanë një shembull pozitiv se kujdesi për ambientin nuk është vetëm detyrim institucional, por përgjegjësi e çdo qytetari.
Organizatorët theksojnë se iniciativa të tilla kanë rol të rëndësishëm në edukimin e brezit të ri me dashurinë për natyrën, respektin për hapësirat publike dhe ndjenjën e përkatësisë ndaj komunitetit.
Në një kohë kur problematikat mjedisore mbeten shqetësuese, ky aktivitet u pa edhe si një thirrje sensibilizuese për më shumë ndërgjegjësim dhe angazhim qytetar për një Shkodër më të pastër dhe më të gjelbër.

