Rëndohet bilanci i atentatit në Fier, humb jetën në spital edhe nipi i Selami Hasanit

Publikuar me datë:

Bilanci tragjik i sulmit me armë zjarri në Fier është rënduar edhe më tej, pasi ka humbur jetën edhe i riu Jakup Hasani, duke e çuar në dy numrin e viktimave.

Ai ishte nipi i Selami Hasanit, 60-vjeçarit që mbeti i vrarë në vend pasi u qëllua me breshëri plumbash në oborrin e shtëpisë së tij, në lagjen “1 Maji”. Ngjarja ndodhi mëngjesin e së hënës, ndërsa Jakup Hasani u transportua me shpejtësi drejt spitalit në gjendje të rëndë.

Edhe pse mjekët bënë të pamundurën për t’i shpëtuar jetën, plagët e marra ishin fatale dhe ai nuk ia doli mbanë gjatë natës.

Ndërkohë, hetuesit po punojnë intensivisht për të sqaruar dinamikën e plotë të ngjarjes, si dhe për të gjetur e vënë para drejtësisë autorët e sulmit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Mikela Skandaj pushton podiumin në Itali, 4 medalje ari dhe 78 trofe në karrierë

Karateistja 17-vjeçare me origjinë nga Lezha, Mikela Skandaj, ka...

SHBA kërkon ekstradimin e “El Chapo Isidro”, kreu i kartelit të drogës u arrestua në Meksikë

Shtetet e Bashkuara kanë paraqitur një kërkesë për ekstradimin...