Para godinës së Kryeministrisë janë mbledhur dhjetëra të rinj, studentë dhe qytetarë, të cilët vijojnë protestën duke kërkuar largimin e kryeministrit nga posti i tij. Forcat policore janë pozicionuar në hyrje të institucionit për siguri të shtuar.
Pjesëmarrësit në protestë shprehin qartë se qëndresa e tyre nuk do të ndalet dhe nënvizojnë se “dorëheqja e Edi Ramës është kërkesë e panegociueshme”.
Protestuesit kanë refuzuar gjithashtu thirrjen e kryeministrit për të nisur një dialog, duke theksuar vendosmërinë për të mos hyrë në negociata dhe duke pohuar se kërkesa e vetme mbetet “largimi i Ramës nga drejtimi i qeverisë”.
