Gentian Zenelaj vlerëson Shkodrën: Këtu jo vetëm bëjnë humor, por dinë edhe ta kuptojnë atë!

Aktori Gentian Zenelaj ka vlerësuar publikun shkodran pas suksesit në festivalin “Tano Fest”, ku u shpall aktori më i mirë.

Nga skena e teatrit “Migjeni”, Zenelaj u shpreh se Shkodra nuk është vetëm qytet që di të bëjë humor, por edhe që di ta kuptojë atë. Ai e cilësoi këtë si tregues të kulturës dhe qytetarisë së shkodranëve.

Aktori ndau edhe përshtypjet e tij për qytetin, duke veçuar ndjesinë e veçantë që të krijohet kur ecën në rrugët e Shkodrës dhe të duket sikur i njeh të gjithë. Një atmosferë që, sipas tij, mungon tashmë në Tiranë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe