I prezantuar me bujë si një investim i rëndësishëm për zhvillimin e turizmit në Shkodër, Info Point-i turistik vijon të jetë i papërfunduar, pavarësisht se afati i parashikuar për realizimin e punimeve ishte vetëm dy muaj.
Për këtë projekt janë investuar rreth 87 mijë euro, por qendra e dedikuar për informimin dhe orientimin e turistëve ende nuk është vënë në funksion.
Mbeten pa përgjigje pyetjet se përse punimet nuk përfunduan brenda afatit dhe kur pritet që ky investim të jetë në shërbim të vizitorëve.
Bashkia Shkodër dhe kryetari Benet Beci nuk kanë dhënë ende një sqarim për vonesat, pavarësisht promovimit publik që i është bërë projektit.
