Shkodër, prezantohet libri “Terminologjia Kur’anore” në përkujtim të 36-vjetorit të xhumasë historike

Në shënim të 36-vjetorit të xhumasë historike të 16 nëntorit 1990, Myftinia e Shkodrës organizoi një ngjarje për promovimin e librit “Terminologjia Kur’anore – Një analizë gjuhësore dhe semantike”, të autorit Babil Abdul-Kerim.

Ky aktivitet, i mbajtur në xhaminë “Dy Vajzat”, u realizua në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Mendimit dhe Qytetërimit Islam dhe mblodhi pjesëmarrëse gra myslimane. Diskutimet u fokusuan në domosdoshmërinë e kuptimit dhe interpretimit të termave të Kuranit, duke shpjeguar koncepte të ndryshme të besimit islam.

Takimi u moderua nga Kimete Elezi. Teologia Emine Alushi u ndal te shpjegimi i “Vahjit” ose Shpalljes Hyjnore, duke treguar përmbajtjen e këtij termi, mënyrat e ardhjes së Shpalljes për Profetin Muhammed, si dhe rolin e saj në fenë islame.

Ndërkohë, teologia Jetmira Plaku trajtoi nocionin e “Ma’rifet”, të lidhur me njohjen dhe të kuptuarit e së vërtetës. Ajo theksoi, me referencë nga libri, se njohja përtej marrjes së informacionit nënkupton edhe aftësinë për të vëzhguar, për të kuptuar dhe për të dalluar të vërtetën.

Kjo ngjarje promovuese u shqua si mundësi për të afruar më pranë përmbajtjet dhe mesazhet e Kuranit, duke inkurajuar një interes më të madh ndaj literaturës dhe studimeve islame në shqip.

Përmes këtyre aktiviteteve, organizatorët dëshirojnë të nxisin promovimin e librit dhe të dijes, si dhe të angazhojnë sa më shumë gra myslimane në jetën kulturore, arsimore dhe fetare të komunitetit. Në mbyllje të këtij eventi, secila pjesëmarrëse u pajis me nga një kopje falas të “Terminologjia Kur’anore”, për të zgjeruar edhe më tej njohuritë e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe