Kylian Mbappé është shpallur lojtari më i mirë i muajit tetor në La Liga, pasi ka shkëlqyer në radhët e Real Madridit gjatë kësaj periudhe.
Sulmuesi francez ka realizuar katër gola në tri sfida të kampionatit ndër muajin tetor, duke u shfaqur si një prej protagonistëve kryesorë të ekipit madrilen.
Një nga paraqitjet më të spikatura të Mbappé gjatë muajit ishte fitorja 2:1 kundër Barcelonës në El Clásico, ndeshje që i dha “Los Blancos” tre pikë të rëndësishme në garën për titull.
Ky çmim shënon edhe një sukses tjetër personal për Mbappé, i cili po vazhdon të luajë rol të rëndësishëm në performancën e Real Madridit.

