Përplasje mes dy makinave në aksin Qafë Plloçë–Qukës, një grua përfundon e plagosur

Publikuar me datë:

Një aksident automobilistik ndodhi këtë të hënë në fshatin Karkavec, përgjatë segmentit të ri rrugor Qafë Plloçë–Qukës. Në përplasjen midis dy automjeteve, një grua ka mbetur e plagosur.

Gruaja e lënduar është identifikuar si Xhire Xhafer Korriku. Ajo është dërguar në spital ku po i ofrohet trajtimi i nevojshëm mjekësor.

Informacionet e para tregojnë se në këtë aksident u përfshinë një “Skoda” me targa greke KNZ 7418, që udhëhiqej nga Liman Dapeshi, me origjinë nga Greqia, dhe një “Benz” me targa AB 150 DL, që drejtohej nga Lorenc Denas.

Shkaqet dhe rrethanat e aksidentit ende nuk janë përcaktuar. Policia do të nisë hetimet për të sqaruar plotësisht dinamikën e ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related