Robert Duka “ekspert” i vjedhjes së bankave, ishte akuzuar në Greqi për pjesëmarrje në grupin e grabitjes së 28 institucioneve bankare

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me arrestimin e Robert Dukës, që dyshohet si personi që ka kryer vjedhjen e një banke në Tiranë.

Robert Duka ka qenë nën akuzë në Greqi si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal për grabitjen e 28 bankave në vendin fqinj, raporton gazetarja Xhensila Kodra.

Ai prej ditësh ëahtë mbajtur nën vëzhgim nga agjentët e policisë, ndërsa dyshohet se do të largohej sërish në Greqi.

Bashkëshortja e tij punon në një tjetër bankë të nivelit të dytë.

Duka u arrestua sot, pasi dyshohet për vjedhjen e një banke në kryeqytet. Efektivët janë duke e hetuar, pasi ka dyshime se ai ka gisht edhe në grabitje të tjera.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe