Një 45-vjeçar është gjetur i pajetë në oborrin e banesës së tij në lagjen “3 Heronjtë”, në Shkodër.
Viktima, i identifikuar me inicialet Gj. B., dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

