Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një lokal në zonën e Zvërnecit gjatë ditës së sotme, duke çuar në djegien totale të objektit. Sipas të dhënave paraprake, mendohet se flakët janë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.
Fatmirësisht, askush nuk ka mbetur i lënduar nga ngjarja, ndërsa dëmet materiale rezultojnë të mëdha, pasi lokali është shkatërruar plotësisht nga zjarri.
Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë ndërhyrë për të neutralizuar flakët, duke arritur t’i vënë ato nën kontroll pas një operacioni të shpejtë.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e zjarrit, ndërkohë që ndërhyrja e zjarrfikësve ka parandaluar përhapjen e zjarrit në zonat përreth.
