Një incident është shënuar gjatë protestës së Partisë Demokratike në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë.
Një qytetar është përplasur me disa prej protestuesve, pasi ka brohoritur kundër të dy liderëve politikë, duke thirrur “Rama në burg, Berisha në burg”.
Reagimi i disa mbështetësve të PD-së ka qenë i menjëhershëm. Ata janë afruar drejt qytetarit dhe e kanë qëlluar disa herë me shpulla.
Në pamjet e publikuara, qytetari dëgjohet të thotë në fund “Gabova”, pas incidentit që u zhvillua mes turmës së protestuesve.
