“Policia dhunon protestuesit, shoqëron të miturit në komisariate”, Ina Zhupa: I kanë kërcënuar që të mos vijojnë revoltën, por nuk tremben

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, duke komentuar progres-raportin e Bashkimit Europian, deklaroi se raporti ndalet gjerësisht tek çështje që, sipas saj, janë theksuar shpesh nga opozita.

Sipas Zhupës, në raport përmenden qartë problematikat e ngritura nga Partia Demokratike. Ajo vuri në dukje gjithashtu se protestat duhet të vazhdojnë, duke theksuar se të gjithë arsyetimet e tyre janë të ligjshme dhe tashmë gjejnë mbështetje edhe në qëndrimin e Komisionit Europian.

Deputetja komentoi gjithashtu rastin e të miturve të ndaluar pas protestave, duke theksuar se ata janë përballur me presion dhe dhunë për të mos vazhduar reagimin e tyre. Megjithatë, Zhupa siguroi se revolta nuk do të shuhet.

“Në raportin e KE-së do të gjeni të gjitha çështjet që ka ngritur opozita shqiptare dhe kërkesat e drejta të protestës. Edhe protesta ka të njëjtat kauza, që ka ngritur edhe Partia Demokratike. Policia e Shtetit nuk ka dalë si e shtetit, por ka dalë si polici e dhunës, duke lënë shakull në tokë protestuesit. Policia ka dhunuar të miturit dhe kam depozituar në Kuvend një kërkesë, për mbrojtjen e të miturve. Të miturit janë dhunuar dhe janë kërcënuar në komisariate, duke iu bërë presion të madh që mos merrnin pjesë në protesta.

Janë shoqëruar 1046 persona, një shifër që është tepër e lartë dhe tregon pakënaqësinë popullore. Nuk do të funksionojnë presionet e Ramës dhe protestat do jenë të vazhdueshme, deri në largimin e kryeministrit”, deklaroi Zhupa.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe