Gazetari Lavdrim Lita ka bërë deklarata të ashpra lidhur me izolimin e Erion Veliajt.
Lita pohon se Veliaj ka siguruar mbështetje brenda burgut në Fier. Sipas tij, mbrojtja e Veliajt nuk realizohet nga strukturat zyrtare, por nga individë privatë.
Sipas gazetarit, paligjshmëria është shndërruar në një fenomen të zakonshëm.
Lavdrim Lita: Erion Veliaj është në një situatë të vështirë dhe po e bën më të rëndë gjendjen në Tiranë.
Ai po i shkakton dëme kryeqytetit, duke futur Tiranën në konflikt mes vetes dhe Ramës, pa qenë askush i detyruar për këtë. Nga informacionet që kam marrë, Erion Veliaj ka marrë përkrahje brenda burgut në Fier për t’u mbrojtur, jo nga institucionet, por nga persona privatë.
Sot ndodhemi përballë një vale paligjshmërie dhe ofertash të panevojshme, si ato të koncesioneve dhe PPP-ve që hartohen nga shteti. Edhe në burg shfaqen oferta të pashprehura për ndihmë, për të shijuar supën kur e kërkon apo për të pasur mbrojtje gjatë larjes në dush.

