Përplasja Rama-Veliaj/ Shehaj: Uroj të nxjerrin të gjitha të palarat e njëri-tjetrit, drejtësia të hetojë penalisht kryeministrin

Agron Shehaj, kryetar i partisë Mundësia, ka komentuar konfliktin e fundit mes Edi Ramës, kryeministër i vendit, dhe Erion Veliajt, kreut të Bashkisë së Tiranës.

Shehaj shprehu dëshirën që ky përplasje të mos ndalet.

Sipas tij, përplasja e vazhdueshme mes këtyre dy eksponentëve të Partisë Socialiste mund të bëjë që secili të ekspozojë të metat e tjetrit, duke ofruar kështu materiale për drejtësinë që të procedojë edhe ndaj kryeministrit.

Agron Shehaj: Uroj që përplasja Rama-Veliaj të vazhdojë, që drejtësia të ketë prova për të ndjekur penalisht kryeministrin.

Shehaj theksoi gjithashtu se pretendimet e Veliajt në lidhje me të drejtat janë të pabaza, pasi, sipas tij, Veliaj ka qenë shpesh ai që ka vështirësuar jetën e qytetarëve dhe i ka trajtuar ata në mënyrë nënçmuese gjatë kohës që drejtonte bashkinë. Ai shtoi se Veliaj, në postin e tij, ka vepruar shpesh kundër interesave të banorëve të kryeqytetit. Shehaj përmbylli duke thënë se “kështu është jeta; padrejtësitë që bën sot, një ditë të kthehen pas”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe