Ndërron jetë te Trauma Saimir Vishaj, avokati shuhet në moshën 60-vjeçare

Ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare avokati i njohur Saimir Vishaj.

Ai ndodhej i shtruar në Spitalin e Traumës, pasi kishte pësuar një rrëzim në banesën e tij, ku kishte marrë dëmtime të rënda. Lajmi konfirmohet për Top Channel nga burime pranë spitalit të Traumës.

Gjendja shëndetësore e avokatit ishte paraqitur tepër e rënduar edhe gjatë ditës së djeshme, çka bëri që mjekët ta intubonin. Pavarësisht përpjekjeve të bluzave të bardha, Vishaj nuk ka mundur të mbijetojë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe