Ish-prokurori Eugen Beci ka reaguar në lidhje me vizitën që ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, zhvilloi në burgun e Fierit për të takuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
Beci thekson nevojën për nisjen e një hetimi të thelluar penal mbi këtë ngjarje.
Ai gjithashtu shton se nëse pohimet e Veliajt rezultojnë të sakta, duhet të ketë përgjegjësi penale.
Eugen Beçi: Duhet të bëhet hetim penal për vizitën e Toni Gogut në burgun e Fierit për të takuar Veliajn.
Beci vë në dukje se ministri i Drejtësisë është përgjegjësi administrativ i të burgosurve, ndërsa personat e paraburgosur ndodhen aty për shkak të vendimit të Prokurorisë. Sipas tij, vetëm një hetim mund të sqarojë arsyet e kësaj vizite, duke nënvizuar domosdoshmërinë që të pyetet edhe kryebashkiaku Veliaj për arsyen e pranisë së ministrit në këtë institucion.
Sipas ish-prokurorit, nëse deklarimet për një bisedë kërcënuese, ashtu siç i ka përshkruar Veliaj, rezultojnë të vërteta, atëherë duhet të përcaktohet edhe përgjegjësia përkatëse.
