Shefi i Antitrafikut në Shkodër: Edukimi dhe bashkëpunimi me shkollat, thelbësorë për parandalimin e trafikimit të të miturve

Gjatë tre muajve të fundit, në Shkodër janë zhvilluar gjashtë operacione policore të fokusuara në goditjen e rasteve të prostitucionit dhe përshtatjen e ambienteve për këtë veprimtari. Këtë e bëri të ditur shefi i Seksionit për Hetimin e Trafiqeve në DVP Shkodër, Jordan Istrefi. Sipas tij, duke përfshirë edhe ndërhyrjet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, numri i aksioneve të ndërmarra tejkalon dhjetëshen. Istrefi shtoi se policia mbetet e angazhuar për të çuar deri në fund hetimet për këto raste.

Një tjetër prioritet për këtë seksion është parandalimi i shfrytëzimit të të miturve. Në këtë drejtim, bashkëpunimi me qytetarët dhe veçanërisht me shkollat vlerësohet si thelbësor për identifikimin dhe frenimin e situatave të mundshme të abuzimit.

Strukturat lokale të Antitrafikut në Shkodër synojnë të zgjerojnë bashkëpunimin me komunitetin dhe institucionet. Fokusi kryesor mbetet goditja e veprimtarive të jashtëligjshme si edhe mbrojtja e personave të rrezikuar nga shfrytëzimi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe