Doli nga makina për të vendosur trekëndëshin e emergjencës, fuoristrada përplas për vdekje të riun shqiptar në Itali

Publikuar me datë:

Një aksident i rëndë me pasoja fatale ndodhi në autostradën A1 në Itali, ku një 20-vjeçar me origjinë shqiptare, Thomas Qirjaj, humbi jetën. I riu, banues në Caorso të provincës së Piacenzës, u godit për vdekje nga një automjet.

Ngjarja, sipas mediave lokale, u shënua në orët e para të mëngjesit të së premtes, pranë zonës së Melegnanos, në drejtim të San Giuliano Milanese. Thomas Qirjaj, pasi kishte dalë nga automjeti me të cilin po udhëtonte, u aksidentua nga një fuoristradë.

Detajet e raportuara nga mediat italiane tregojnë se Thomas ndodhej në një Volvo me targa zvicerane, bashkë me katër persona të tjerë. Makina, pas kalimit të barrierës së autostradës në Melegnano, humbi kontrollin dhe përplasi ndarësen që ndan korsitë. Nuk është bërë ende e ditur zyrtarisht nëse kjo ndodhi për shkak të një defekti teknik ose ndonjë faktori tjetër.

Pas aksidentit, 20-vjeçari zbriti nga automjeti për të vendosur trekëndëshin e sinjalizimit në rrugë. Në çastin kur po e bënte këtë, ai u godit nga një fuoristradë që drejtohej nga një 25-vjeçar nga Modena.

Raportimet tregojnë se drejtuesi i mjetit fuoristradë nuk e pa në kohë të riun në rrugë dhe përplasja ndodhi në momentin e fundit.

Thomas Qirjaj u dërgua me urgjencë në spitalin Predabissi, por mjekët nuk arritën ta shpëtonin. Katër miqtë e tij që ndodheshin në automjet mbetën pa lëndime të rënda.

Hetimet nga autoritetet italiane vijojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat e këtij aksidenti tragjik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related