Gjermani sulmon me thikë dy efektivë policie në Malësinë e Madhe, i kishte hedhur benzinë një automjeti

Publikuar me datë:

Shtetasi gjerman Jan-Friedrich Krebs, 47 vjeç, ka sulmuar me thikë dy punonjës policie në Malësinë e Madhe, gjatë ndërhyrjes së efektivëve për neutralizimin e tij.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 17:30, pas një denoncimi të bërë nga një 27-vjeçar, i cili ka njoftuar Policinë se gjatë udhëtimit me automjetin e tij, nga Hani i Hotit në drejtim të Shkodrës, drejtuesi i një automjeti tjetër dyshohet se i kishte hedhur benzinë makinës së tij.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë dhe kanë lokalizuar automjetin e dyshuar në fshatin Pjetroshan.

Sipas Policisë, drejtuesi i tij, shtetasi gjerman me inicialet J. K., 47 vjeç, ka refuzuar të identifikohet dhe, gjatë ndërhyrjes së efektivëve për ta neutralizuar, ka goditur me thikë dy punonjës të Patrullës së Përgjithshme.

Të plagosurit, inspektorët S. B. dhe I. S., janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Ndërkohë, 47-vjeçari është neutralizuar dhe shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Kraja dhe Shkodra ende të ndara nga betoni/ Të rinjtë kërkojnë hapjen e kufirit: Jemi shqiptarë, duam të lidhemi me Shkodrën!

Dy të rinj nga Kraja shkojnë te pika kufitare me Shkodrën për të kërkuar hapjen e vendkalimit të premtuar prej më shumë se tre vitesh, por që ende nuk është vënë në funksion. Në vend të doganës, aty qëndrojnë vetëm blloqe betoni. Ata kërkojnë heqjen e pengesave dhe hapjen e pikës kufitare, e cila do […]