Zelenskyy dhe Erdogan bien dakord për një rrugë të re eksporti të grurit përmes Detit të Zi

Publikuar me datë:

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka rënë dakord me presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan, që të bashkëpunojnë për hapjen e një korridori të ri për transportin e drithërave nëpërmjet Detit të Zi.

Zelenskyy e bëri publike marrëveshjen të shtunën, gjatë një konference të përbashkët për shtyp të mbajtur në Stamboll, ku u zhvillua edhe takimi mes dy krerëve të shtetit.

“Sot, arrita një marrëveshje me Presidentin Erdogan për të punuar në korridorin e grurit të Detit të Zi”, deklaroi lideri ukrainas.

Ai vuri në dukje rolin e Turqisë në mbështetjen e përpjekjeve për të siguruar lundrim të sigurt në Detin e Zi, si dhe për të ndihmuar në rivendosjen e kushteve të zakonshme të jetesës në zonë.

Synimi i kësaj nisme është të hapen rrugë të reja detare për eksportin e produkteve bujqësore nga Ukraina, në një moment kur siguria e korridoreve detare në Detin e Zi vazhdon të jetë thelbësore për rajonin dhe tregjet globale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Kraja dhe Shkodra ende të ndara nga betoni/ Të rinjtë kërkojnë hapjen e kufirit: Jemi shqiptarë, duam të lidhemi me Shkodrën!

Dy të rinj nga Kraja shkojnë te pika kufitare me Shkodrën për të kërkuar hapjen e vendkalimit të premtuar prej më shumë se tre vitesh, por që ende nuk është vënë në funksion. Në vend të doganës, aty qëndrojnë vetëm blloqe betoni. Ata kërkojnë heqjen e pengesave dhe hapjen e pikës kufitare, e cila do […]