Situata para Kryeministrisë është përshkallëzuar, ndërsa forcat e rendit kanë përdorur gaz lotsjellës në mënyrë të intensifikuar.
Një numër i madh efektivësh policie janë vendosur në gatishmëri të plotë gjatë protestës së zhvilluar te Kryeministria. Droni i Policisë së Shtetit është rrëzuar mbi turmën e protestuesve, duke shtyrë forcat policore të ndërhyjnë menjëherë pas incidentit.
Gjatë kësaj proteste, janë vënë në përdorim edhe automjete të reja autobote, të cilat kanë shpërndarë protestuesit duke përdorur ujë me presion të lartë.

