Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer pasditen e sotme në fshatin Larushk të Krujës, duke përfshirë një magazinë me bazë ushqimore për bagëtitë dhe duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Flakët shkatërruan një sasi të madhe ushqimi të destinuar për bagëtitë, ndërsa zjarri u përhap deri te kasollja aty pranë, ku u dogjën disa lopë që ndodheshin brenda.
Pavarësisht mbërritjes së menjëhershme të shërbimit zjarrfikës të Krujës, ndërhyrja e tyre nuk arriti të shpëtonte bazën ushqimore, jonxhën dhe disa prej kafshëve, të cilat u përfshinë plotësisht nga flakët.
Si kafshët ashtu edhe baza ushqimore ishin pronë e Deli dhe Osman Tufës.
Shkaqet e shpërthimit të zjarrit në fshatin Larushk mbeten ende të panjohura.

