Samuel Nikaj është drejtori i ri i Akademisë Vllaznia. Lajmi është bërë i ditur nga klubi shkodran përmes një njoftimi zyrtar.
Emërimi i Nikajt është pjesë e strategjisë së Vllaznisë për zhvillimin e futbollistëve të rinj, zbulimin e talenteve dhe përgatitjen e tyre për të qenë pjesë e ekipit të parë.
Përmes këtij projekti, klubi synon të forcojë rolin e Akademisë si një nga shtyllat kryesore të së ardhmes së Vllaznisë, duke u ofruar të rinjve mbështetjen e nevojshme për zhvillimin e tyre sportiv dhe edukativ.
Në fund të njoftimit, Vllaznia i ka uruar suksese Samuel Nikajt dhe gjithë stafit të Akademisë në misionin e tyre për të vijuar traditën e futbollit shkodran.

