Avokati i familjes Ademaj: Vrasja e Liridonës ishte planifikuar një vit më parë, kërkohet burgim i përjetshëm për tre të akuzuarit

Publikuar me datë:

Leutrim Syla, avokati që përfaqëson familjen Ademaj, ka theksuar se vazhdon të mbrojë pretendimet e parashtruara në ankesën që i është dorëzuar Gjykatës së Apelit në lidhje me vrasjen e Liridona Ademajt. Ai ka diskutuar gjithashtu edhe vendimin për zhvillimin me dyer të mbyllura të seancës gjyqësore, duke theksuar se pret një shpjegim më të detajuar nga Gjykata e Apelit.

“Për çështjen e mbylljes së seancës nuk kisha dashtë të lëshohem për shkak se edhe arsyetimi i mbylljes së seancës sot u dha në  një seancë e mbyllur, kështu që besoj që në vendimin e gjykatës së apelit do të marrim një arsyetim të elaboruar edhe për mbylljen e seancës. Kurse në raport me ankesën që kemi dorëzuar, qëndrojme pranë atyre pretendimeve që nuk do të kishte vrasje të Liridona Ademajt, sikur mos ishte Kushtrim Kokalla”, tha ai.

Sipas Sylës, roli i Kushtrim Kokallës ka qenë i pranishëm që në fillim, ndërsa familja e dëmtuar i ka dorëzuar gjykatës prova që lidhen me planifikime të hershme të vrasjes.

“Kushtrim Kokalla ka qenë aktiv qysh në fillim, edhe jo ashtu, siç është deklaruar në seanca e mbas disa deklaratave fillestare, ku i njëjti ka theksuar se janë takuar vetëm dy jave me para ne i kemi ofruar si përfaqësues palës së dëmtuar gjykatës prova të mjaftueshme që të njëjtit një vit përpara kanë tentuar të vrasin, një vit përpara kanë inskenu  edhe metoda të tjera për ta kryer këtë vrasje, por kanë dështuar dhe kanë kryer ashtu siç kanë kryer.  Kemi propozuar që të konsiderohen si anëtarë të krimit të organizuar dhe të rikualifikohet kjo vepër dhe te dënohen të tre me të njëjtin, dënim me burgim të përjetshëm, pranë të cilit qëndrojmë këtu dhe do të qëndrojmë deri në fund, sepse nuk ka dënime tjetër që e konsumon, e plotëson dhe e reflekton këtë krimmakaber që u krye ndaj Liridona Ademajt”, u shpreh avokati.

Syla ka shprehur gjithashtu pakënaqësi ndaj vendimit për zhvillimin e seancës me dyer të mbyllura, duke theksuar se një seancë e hapur do të kishte qenë më e përshtatshme për të garantuar transparencë publike.

“Unë konsideroj që seanca e sotme është dashur të jetë e hapur, ashtu siç e thamë këtu, do ta them gjithkund që ka qenë momenti më i mirë për të treguar se si duhet të denohen ata që vrasin gra”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related