Drejtuesi i ri i filialit të Postës Shqiptare në Shkodër është prezantuar zyrtarisht. Detyrën do ta ushtrojë Rubin Borshi, i cili zëvendëson Kejsi Spahijën.
Prezantimi u bë nga drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, Etjen Xhafaj, njëherësh i deleguar i Partisë Socialiste në Shkodër, gjatë një takimi me stafin e filialit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Xhafaj bëri të ditur se diskutimet u përqendruan te objektivat dhe sfidat e institucionit, me synimin për përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve. Ai i uroi suksese Borshit në detyrën e re, ndërsa falënderoi Spahijën për kontributin e dhënë gjatë drejtimit të filialit.

