Veliaj në izolim në një qeli pa dritare, Avokati i Popullit inspekton kushtet në burgun e Fierit

Publikuar me datë:

Avokati i Popullit ka vizituar burgun e Fierit për të kryer një inspektim lidhur me legalitetin e transferimit dhe mbajtjes në izolim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Gjatë kësaj vizite, po shqyrtohen të gjitha rrethanat që lidhen me transferimin e Veliajt në këtë institucion të vuajtjes së dënimit, si edhe kushtet në të cilat ndodhet ai. Burimet zyrtare konfirmojnë se Veliaj është vendosur në izolim, në një qeli pa dritare dhe nën mbikëqyrje të rreptë.

Kontrolli përqendrohet në zbatimin e rregullt të procedurave ligjore gjatë transferimit, si dhe në respektimin e të drejtave të të paraburgosurve dhe të dënuarve, duke vlerësuar trajtimin dhe masat e sigurisë që janë aplikuar ndaj tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related