Vllaznia shmang euforinë, Llazani kërkon përqendrim para duelit me Teutën

Publikuar me datë:

Fitorja me përmbysje ndaj Besëlidhjes, me rezultatin 84-82, ka konfirmuar karakterin dhe forcën e Vllaznisë në basketbollin për meshkuj. Megjithatë, pavarësisht rezultateve pozitive dhe vendit të parë në renditje, trajneri Eni Llazani kërkon që skuadra të ruajë qetësinë dhe të mos bjerë pre e euforisë.

Tekniku shkodran vlerëson reagimin e lojtarëve të tij në një ndeshje të vështirë, ku besimi dhe këmbëngulja deri në fund bënë diferencën për sigurimin e fitores.

Edhe pse Vllaznia e ka nisur sezonin në mënyrën më të mirë, Llazani preferon të mos nxitohet në deklarata për objektivat madhorë, duke e vënë theksin te puna dhe vazhdimësia nga një ndeshje në tjetrën.

Prova e radhës për kuqeblutë do të jetë përballja me Teutën, një duel i drejtpërdrejtë mes dy skuadrave që kryesojnë kampionatin me pikë të barabarta. Në këtë sfidë, mbështetja e tifozëve pritet të jetë një faktor i rëndësishëm për ekipin shkodran.

Ndeshja Vllaznia–Teuta do të luhet të shtunën, më 31 tetor, në orën 19:00, në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi”, në kuadër të javës së katërt të kampionatit kombëtar të basketbollit për meshkuj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Fox News: Kongresmenët republikanë i kërkojnë Rubios të shqyrtojë kufizimin e vizave për zyrtarët e korruptuar shqiptarë, kërkohet informacion për çështjen Balluku

Dy ligjvënës republikanë i kanë drejtuar një letër Sekretarit të Shtetit Marco Rubio, ku kanë shprehur shqetësimin për gjendjen e demokracisë në Shqipëri, vend anëtar i NATO-s. Në letrën e tyre, të cituar nga Fox News, ata i kërkojnë Departamentit të Shtetit të përdorë autoritetin e vet për të vendosur kufizime vizash ndaj zyrtarëve shqiptarë […]

Alimehmeti: Rama thotë një gjë dhe bën të kundërtën, studentët nuk i besojnë më kryeministrit

Ilir Alimehmeti, anëtar i Këshillit Kombëtar, ka reaguar lidhur...