Qeveria sllovene po përgatit një ndalim për mbulesat e fytyrës

Publikuar me datë:

Qeveria sllovene është duke punuar për të ndryshuar Ligjin për Mbrojtjen e Rendit dhe Qetësisë Publike, me një propozim që synon ndalimin e mbulimit të fytyrës në hapësira publike në mënyrë që të mundësohet identifikimi i qartë i tipareve të fytyrës. Ky ndryshim mendohet të lehtësojë punën e policisë në identifikimin e personave.

Sipas draftit, ky ndalim nuk do të vlejë për disa lloj veshjesh, simbole fetare apo situata të caktuara personale. Përjashtime parashikohen kur mbulimi i fytyrës kërkohet për arsye profesionale apo shëndetësore, si dhe gjatë aktiviteteve sportive, ngjarjeve kulturore, artistike ose tradicionale, njofton STA.

Shkelësit e këtyre rregullave do të përballen me gjoba nga 100 deri në 200 euro.

Punimi mbi këto ndryshime ligjore nisi pasi partia e koalicionit “Istina” (Resni.ca) propozoi organizimin e një referendumi ku qytetarët të shprehnin qëndrimin e tyre nëse mbulimi i fytyrës duhet të ndalohet në hapësirat publike.

Edhe pse nisma për referendum kërkon ndalim të përgjithshëm të mbulesave të fytyrës, gjatë debatit përfaqësues nga grupet parlamentare theksuan se diskutimi lidhet kryesisht me burkat dhe theksuan rëndësinë e vendosjes së kufizimeve. Sipas tyre, në të kundërt, sllovenët mund të jenë në pozita të pafavorshme përballë emigrantëve.

Ata shprehën gjithashtu bindjen se emigrantët duhet të përshtaten me mënyrën e jetesës në Slloveni.

Ndërkohë, në shtatë vende evropiane – Belgjikë, Francë, Bullgari, Austri, Danimarkë, Zvicër dhe Portugali – ndalimi i mbulimit të plotë të fytyrës tashmë është në fuqi. Holanda, Luksemburgu dhe Letonia kanë miratuar ndalime të pjesshme, që prekin veçanërisht institucionet shtetërore, arsimore ose shëndetësore. Në Gjermani dhe Itali, disa provinca kanë ndërmarrë masa të ngjashme për ndalimin e mbulimit të fytyrës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Fox News: Kongresmenët republikanë i kërkojnë Rubios të shqyrtojë kufizimin e vizave për zyrtarët e korruptuar shqiptarë, kërkohet informacion për çështjen Balluku

Dy ligjvënës republikanë i kanë drejtuar një letër Sekretarit të Shtetit Marco Rubio, ku kanë shprehur shqetësimin për gjendjen e demokracisë në Shqipëri, vend anëtar i NATO-s. Në letrën e tyre, të cituar nga Fox News, ata i kërkojnë Departamentit të Shtetit të përdorë autoritetin e vet për të vendosur kufizime vizash ndaj zyrtarëve shqiptarë […]