“Do të jepja gjithçka për të folur me të”, djali i Michael Schumacher rrëfen mallin për të atin

Publikuar me datë:

Mick Schumacher ka zbuluar një anë tejet personale të marrëdhënies së tij me babanë, ikonën e Formula 1, Michael Schumacher. I njohur për rezervën që tregon publikisht sa i përket jetës private, ai ka folur hapur në dokumentarin e Netflix-it, “Schumacher”, për mallin që ndien për bisedat me të atin.

“Unë dhe babai kuptohemi në një mënyrë të veçantë, sepse flasim të njëjtën gjuhë – gjuhën e automobilizmit.

“Besoj se unë dhe babai do ta kuptonim njëri-tjetrin ndryshe tani, pikërisht sepse flasim të njëjtën gjuhë, gjuhën e automobilizmit. Do të kishim aq shumë gjëra për të diskutuar. Për këtë mendoj më së shumti. Do të hiqja dorë nga gjithçka vetëm që ta kisha këtë mundësi.

“Pas aksidentit, ato momente nuk ekzistojnë më, ato çaste që shumë njerëz të tjerë i ndajnë me prindërit e tyre. Mendoj se kjo është disi e padrejtë”.

Mick, i cili ka ndjekur gjurmët e të atit në botën e garave, e pranon se ndjen mungesën e thellë të këtyre çasteve të zakonshme, të cilat për shumë familje janë të rëndomta, por për të kanë marrë një peshë të veçantë pas aksidentit të Michael Schumacher.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Prokuroria e Fierit çon në gjyq noteren, dyshohet se falsifikoi dokumente noteriale për vite me radhë

Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe i ka kaluar për gjykim dosjen noteres me inicialet A.H., e cila akuzohet për falsifikim të dokumenteve noteriale në mënyrë të përsëritur gjatë intervalit 2011–2020. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier njoftoi se e pandehura përballet me akuzën për veprën penale “Falsifikimi […]