Bardh Spahia: Jeta e shqiptarëve nuk është një link në “GoFundMe”, qeveria po braktis pacientët

Publikuar me datë:

Bardh Spahia ka kritikuar qeverinë për fondet e parashikuara për shëndetësinë në projektbuxhetin e vitit 2027, duke akuzuar mazhorancën se po lë pacientët në mëshirë të fatit dhe po i detyron familjet të mbështeten te fushatat e bamirësisë për të përballuar sëmundjet e rënda.

“Jeta e shqiptarëve nuk është një link në ‘GoFundMe’!”, shkruan ai në një reagim publik, ku ngre shqetësime për financimin e sistemit shëndetësor dhe mungesën e medikamenteve jetike, veçanërisht për pacientët me sëmundje tumorale.

Sipas Spahise, fondi i sigurimeve shëndetësore në projektbuxhetin e vitit 2027 parashikohet të rritet me vetëm 1.5%, ndërsa inflacioni, sipas tij, është 3%. Ai argumenton se kjo rritje nuk mjafton për të përballuar kostot në rritje dhe për të garantuar furnizimin me barna.

Kritika e tij përqendrohet edhe te investimet kapitale, për të cilat pretendon se buxheti parashikon një rritje prej 14.4%. Spahia akuzon qeverinë se po u jep përparësi investimeve infrastrukturore dhe tenderave, në dëm të nevojave të pacientëve.

Në përfundim të reagimit, ai u bën thirrje qytetarëve të kundërshtojnë politikat e qeverisë, duke e cilësuar situatën si braktisje të pacientëve dhe keqpërdorim të parave publike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Prokuroria e Fierit çon në gjyq noteren, dyshohet se falsifikoi dokumente noteriale për vite me radhë

Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe i ka kaluar për gjykim dosjen noteres me inicialet A.H., e cila akuzohet për falsifikim të dokumenteve noteriale në mënyrë të përsëritur gjatë intervalit 2011–2020. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier njoftoi se e pandehura përballet me akuzën për veprën penale “Falsifikimi […]

Rritet kërkesa për ndihmë juridike falas në Shkodër, pensionet ndër problematikat kryesore

Gjithnjë e më shumë qytetarë në Shkodër po i drejtohen shërbimit të ndihmës juridike falas për të zgjidhur problematikat e tyre ligjore. Gjatë vitit 2025 u regjistruan 277 raste, ndërsa nga janari deri në tetor të vitit 2026 numri ka arritur në 341. Juristja Xhevahire Halaj konstaton një interesim në rritje të qytetarëve për këshillim […]