Rritet kërkesa për ndihmë juridike falas në Shkodër, pensionet ndër problematikat kryesore

Publikuar me datë:

Gjithnjë e më shumë qytetarë në Shkodër po i drejtohen shërbimit të ndihmës juridike falas për të zgjidhur problematikat e tyre ligjore. Gjatë vitit 2025 u regjistruan 277 raste, ndërsa nga janari deri në tetor të vitit 2026 numri ka arritur në 341.

Juristja Xhevahire Halaj konstaton një interesim në rritje të qytetarëve për këshillim ligjor pa pagesë. Ndërkohë, sipas juristes Antoneta Koca, një pjesë e konsiderueshme e problematikave lidhet me pensionet, kryesisht me njohjen e viteve të punës dhe procedurat për përfitimin e pensionit.

Ky shërbim u mundësohet qytetarëve që përmbushin kriteret e përcaktuara me ligj, duke u ofruar mbështetje për çështjet e tyre juridike pa pasur nevojë të përballojnë kostot e këshillimit ligjor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related