Studentët vijojnë protestën, marshim nga Rruga e Durrësit drejt Kryeministrisë

Publikuar me datë:

Një grup protestuesish ka filluar marshimin nga Rruga e Durrësit në Tiranë, duke iu drejtuar ndërtesës së Kryeministrisë.

Pasi u mblodhën fillimisht pranë Ministrisë së Arsimit, pjesëmarrësit vendosën të zhvendosin protestën e tyre para Kryeministrisë, duke e çuar më tej aksionin e tyre.

Kjo lëvizje vjen në vazhdën e protestave të shumta që po mbahen prej disa ditësh në kryeqytet, ku studentë dhe qytetarë kanë paraqitur kërkesa të ndryshme ndaj qeverisë, përfshirë edhe largimin e kryeministrit Edi Rama.

Protestuesit po vijojnë të marshojnë përgjatë rrugëve qendrore të Tiranës drejt godinës së Kryeministrisë, ku është parashikuar të zhvillohet tubimi i radhës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related